facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 May 2014

Google planifikon tablet 3D

Google po planifikon të krijojë një tablet “me aftësi të avancuara”, që do të përdorë dy kamera të pasme, sensorë infra të kuq dhe softuer për të kapur imazhe 3D të objekteve. Tableti gjithashtu do të ketë ekran 7 inç.

Sipas Wall Street Journal, Google ka në plan të prodhojë 4 mijë tabletë të këtij prototipi muajin e ardhshëm. Tabletët, që janë pjesë e “Project Tango”, mund të prezantohen para Konferencës I/O të Google-it, e cila është planifikuar për në fund të qershorit.

Telefoni inteligjent “Project Tango” u zbulua nga Google në muajin shkurt. Sipas Google ky telefon do të ketë të instaluara shumë aplikacione, duke filluar që me lojërat e deri tek lundrimi në internet. Google thotë gjithashtu se në këtë telefon më shumë janë përqendruar tek aplikacionet e lojërave, përpunimin e të dhënave, aplikacionet e hartave dhe të navigimit në internet.

No comments :

Post a Comment