facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 May 2014

Rita Ora: Do të organizoj koncert masiv në Kosovë

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila ka arritur sukses të madh në botën e muzikës, ka pranuar se do të organizon një koncert shumë të madh në Kosovë.

E ftuar në një emision tek Academy 1’s Radio në Glasko , ajo u pyet nga një vajzë që ishte e pranishme në audiencë e që sigurisht ishte nga Kosova, kjo nga fjalët shqip që ia tha Ritës, ajo e pyeti atë se a do të bëj ndonjëherë koncert në Kosovë, pasi ajo do të dëshironte shumë që të jetë në Kosovë kur Rita do të përformojë.

Rita Ora tha se ka në plan të bëjë një koncert shumë të madh në Kosovë dhe se duke qenë një ambasadore nderi e Kosovës e ka nderuar shumë atë.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment