Aventura e 3 studentëve të Universitetit Publik të Nju Jork në Nju Paltz, ka nisur kur Lara, Cally dhe Reese vendosën të blejnë një divan.
Studentët kanë mbetur të befasuar, kur në momentin që kanë filluar të pastronin divanin kanë gjetur të fshehura nën të plot 40 mijë dollarë. Paratë i kanë shpenzuar për psonisje dhe festa? Absolutisht jo.
Të tre studentët kanë kontaktuar pronarin ku kishin blerë divanin dhe i kanë kthyer “thesarin”. Lara, Cally dhe Reese në fillim kanë gjetur 700 dollarë, më pas duke kërkuar kanë gjetur të tjera duke shkuar në një total prej 40 mijë dollarësh.
“Një ndër zarfët me para kishte të shkruar një emër dhe mbiemër. Të tre duhet të vendosnim çfarë do të bënim me paratë. Ishim të gjithë dakord për t’i rikthyer”, shpjegon Reese.
Pas disa telefonatave ata kanë arritur ta gjejnë pronarin. Gruaja e ve e moshuar tregon se këto para ishin kursimet e familjes. Bashkëshorti i saj kishte pësuar një atak kardiak dhe vajza e tyre në momentin që babai do rikthehej në shtëpi kishte shitur divanin për të vendosur një shtrat më të rehatshëm për shkak të kushteve të vështira shëndetësore të tij.
Burimi: GazetaShqip
No comments :
Post a Comment