Tashmë janë kryer provat përfundimtare për performancën e Hersi Matmujës në “Eurosong 2014”.
Këngëtarja përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit që zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, me këngën “One Night's Anger”
që është versioni anglisht i këngës “Zemërimi i një nate”, me të cilën ajo fitoi edicionin e 52-të të Festivalit në RTSH.
që është versioni anglisht i këngës “Zemërimi i një nate”, me të cilën ajo fitoi edicionin e 52-të të Festivalit në RTSH.
“Kjo është prova ime e dytë dhe ndihem e sigurt, çdo do të shkojë mirë”, është shprehur Hersi pak para provës së saj të dytë dhe të fundit, në prag të netëve finale të Festivalit Evropian. Menjëherë më pas, performanca vokale e Hersit është cilësuar si e shkëlqyer.
Po ashtu, janë zbuluar edhe veshjet e ekipit shqiptar që do të na përfaqësojë në Eurovision, ku mbizotëron ngjyra e argjendtë. Gjatë performancës së saj, Hersi do të jetë e ngjitur në një piedestal, do shoqërohet në ekranin e madh nga një qiell me re dhe efekte tymi. /BW/Telegrafi/
No comments :
Post a Comment