Sipas një studimi të shkencëtarëve nga kolegji "Pomona", në Kaliforni - SHBA , morri i quajtur "Paratarsotomus macropalpis", për një sekondë është në gjendje të përshkojë një distancë rreth 322 herë më shumë se gjatësia e trupit të tij, e cila është tri milimetra.
Po të bëhej një llogari, i bie që morri të lëvizë me shpejtësi prej 2,100 kilometra në orë!
“Morri kalifornian”, i quajtur "Paratarsotomus macropalpis", është i një madhësie sa një kokë susami.
"Nëse merret parasysh shpejtësia dhe madhësia e kafshës, atëherë kjo gjallesë është më e shpejta në botë", kanë thënë zoologët.
Nëse bëhet një krahasim me njeriun, i bie që një njeri me një gjatësi prej 1,80 metra, për një sekondë të përshkojë një distancë prej 579 metrash. /Telegrafi/
No comments :
Post a Comment