Sony së shpejti do të lançojë një pajisje të qëndrueshme, lexues elektronik më të hollë se 7 mm dhe që peshon vetëm 358 gram që ka si target përdorimin në klasat e universiteteve.
Pajisja e kompanisë “Digital Paper” ka një ekran me prekje 13.3 inç dhe thonë se është masa e një dokumenti A4 pa kufijtë.
Ka një lidhje të internetit pa tela dhe një memorie të brendshme prej 4 GB dhe një hapësirë për memorie të kartës microSD. Sony tha se pajisje është krijuar për të imituar letrën reale që do të ketë një avantazh kundrejt tabletëve normale.
Mund të përballojë vetëm një format PDF, edhe pse suporton krijimin e dokumenteve dhe gjithashtu shënime apo nënvizime. Firma tha se tregu i pajisjes janë universitetet.
“Nëpërmjet veprimeve si zëvendësimi i letrave tekst dhe materialeve përdorur në universitetet me “Digital Paper”, ne pretendojmë ti bëjmë orët mësimore më efikase”, tha kompania. Sony tha se mendon të fillojë shitjen e pajisjeve nga marsi i 2014.
Gjatë kësaj kohë do të vazhdojë me testime në terren. Kompania tha se do ta cilësojë pajisjen si një zgjidhje më shumë se si një produkt për konsum. Pajisja ka përmasa prej 233mm x 310mm, ekrani do të ketë një teknologji elektromagnetike për të zbuluar prekjet me laps dhe gjithashtu një teknologji optike për të kuptuar lloje të tjera prekjeje.
Ekrani fleksibël do të prodhohet nga E Ink, me bazë në Amerikë. Ka një rezolucion prej 1200 x 1600 pixel edhe mund të shfaqë 16 nuanca të grisë.
Burimi: PCWorld Albanian
"Sony" shet 8.1 milion pajisje Xperia në tremujorin e parë
“Sony” do të rit shpejtësinë e internetit
No comments :
Post a Comment