Problemi më i madh i atyre gjeneratave është dëshira për karrierë, të cilën nuk mund ta realizojnë, sepse thjesht nuk ka punë.Për të rinjtë kurrë nuk ka qenë më e vështirë, ka treguar hulumtimi i Shoqatës amerikane të psikologëve në 2 mijë të anketuar, sepse sipas rezultateve pikërisht të rinjtë prej moshës 18 deri 33 - vjeçare janë më së shumti të ekspozuar ndaj stresit.
Hulumtuesit në veçanti i ka shqetësuar fakti që këta persona nuk dinë të përballen me stresin. Më shumë se një e treta e tyre ka deklaruar që viti i kaluar për ta ka qenë më stresues se ai para tij, ndërsa arsyeja më e shpeshtë sigurisht është paraja, vendi i pasigurt i punës dhe mungesa e punës.
Shëndeti fizik dhe psikik është nën sulm më të fortë të stresit, derisa problem shtesë paraqet fakti që popullata e rrezikuar beson se si sistemi shëndetësor në asnjë mënyrë nuk është duke punuar për të reduktuar efektet negative të stresit.
Stresin më mirë e përballojnë femrat e reja se meshkujt, ndërsa hulumtuesit besojnë që arsyeja e kësaj është biseda e hapur që femrat e bëjnë për problemet veta, dhe të paktën në këtë mënyrë gjejnë një mënyrë për ta shkarkuar stresin.
Përveç këtyre, janë të vetëdijshëm se si gati është e pamundshme të planifikohet e ardhmja në kushte të tilla.
Të rekomanduara për ju artikujt:
No comments :
Post a Comment