Versioni i ri i sistemit operativ të Google, Android 5.0 Key Lime Pie thuhet se do të jetë një debutim madhështor i radhës i Google, i cili do të vijë në vjeshtën e këtij viti.
Sipas një raporti të fundit medial thuhet se Android 5.0 Key Lime Pie do të adaptohet për të punuar me telefonat e lirë që bazohen në këtë sistem operativ, dhe burime të njëjta thonë se edhe telefonat më të vjetër do të kenë mundësi të punojnë në Android 5.0.
Telefonat Android me 512MB RAM dhe më lart do të mund të përditësohen në Android 5.0 Key Lime Pie, dhe kjo i bie se tani e tutje do të kemi fragmentim edhe më të vogël në platformën Android.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga Google lidhur me Android 5.0, besohet se debutimi i këtij versioni të ri të sistemit operativ do të ndodhë në tetor të këtij viti.
No comments :
Post a Comment