facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 July 2013

Cumberbatch në rolin e Julian Assange

Ai është më mirë i njohur për portretizimin e detektivit, Sherlock Holmes.

Por aktori Benedict Cumberbatch nuk mund t`i rezistonte ofertës për të luajtur rolin e themeluesit të WikiLeaksit, Julian Assanget në filmin “The Fifth Estate”.


Në filmin e ri bëhet tregon Assangen duke u përgatitur për të publikuar informacionet e fshehta të ushtrisë amerikane për operacionet e tyre në Afganistan dhe Irak.

Edhe pse personalisht Assange i kishte thënë që të mos e pranonte rolin, Cumberbatch ka shprehur përkrahjen e tij për punën e Assanget.

“Ai(Assange) e urren idenë për film dhe më ka lutur që të mos e bëjë këtë. Por edhe pse nuk e kam dëgjuar, ai ka bërë një shërbim të madh për të na zgjuar ne nga gjumi”, ka thënë ai. 

No comments :

Post a Comment