Fakti që fizikisht mund të mos jeni shumë në formë për të marrë pjesë në Tour de France nuk mund t’ju pengojë ta përjetoni atë virtualisht përmes Google.
Për të festuar 100 vjetorin e turit, Google ka prezantuar disa shërbime që ju ndihmojnë të merrni pjesë në garë përmes kolltukut të shtëpisë suaj.
Your Tour, ju vendos “në garë”, duke ju mundësuar të pedaloni në faza të ndryshme të turit thjesht duke përdorur kompjuterin dhe ashensorin e mouse-it.
Teksa ecni virtualisht, mund të shihni një pamje multimediale të asaj pjese të caktuar të garës, të përfundoni një xhiro me një biçikletë, të shihni herë pas herë hartën si dhe të postoni në Google+. Mos pedaloni shumë shpejt për të mos humbur disa nga veçoritë që ka shtuar Google në çdo fazë.
Gjithashtu, duhet të mbani parasysh se fazat e garës shfaqen në momentin që garuesit kalojnë në atë rrugë. Kjo do të thotë se nuk mund të ecni asnjëherë para grupit që garon fizikisht në Francë.
Nëse jeni të interesuar mbi garën por nuk dëshironi të bëni një tur virtual, Google ka vendosur edhe një kanal në YouTube si dhe një aplikacion për Android ku mund të ndiqni gjithçka që ndodh, kudo ku jeni.
Të rekomanduara për ju:
Burimi: PCWorld Albanian
Të udhëtojmë... Tani!
No comments :
Post a Comment