Adresa e e-mailit është sikur adresa e shtëpisë suaj: mos e jepni atë tërësisht pa nevojë. Kështu, nëse jeni duke u regjistruar për ndonjë uebfaqe pa pagesë, reklama ose ndonjë uebfaqe që do t’jua ngarkojë inboxin me reklama e gjëra të tjera pa nevojë, do të ishte mirë që të përdorni një adresë që mund ta hidhni tutje, diçka që mund ta përdorni sa për të bërë konfirmime për të fituar qasje, por kjo nuk do të prekë inboxin tuaj primar.
MailDrop ju ofron një adresë e-maili të tillë. Përdoreni atë në vend të adresës suaj, pastaj shkoni tek faqja për të marrë ndonjë porosi që mund të ju duhet.
Funksionon në këtë mënyrë: mendoni për çfarëdo parashtese për adresën tuaj, pastaj shkruajeni atë parashtesë para @maildrop.cc. Për shembull, dotefshihet@maildrop.cc.
Këtë adresë mund ta përdorim kur të na nevojitet, e pastaj shkojmë tek faqja e MailDrop, shkruajmë parashtesë dhe pastaj klikojmë Go. Tani mund të shikoni në inboxin tuaj, ku mund të lexoni porositë (dhe, nëse dëshironi, t’i fshini). E thjeshtë si kjo.
Sidoqoftë, kjo është aq thelbësore si një inbox publik: çdokush tjetër që e përdor të njëjtën parashtesë do të ketë qasje në postën “tuaj” elektronike. Një këshillë e thjeshtë: përdorni diçka unike që askush tjetër mund të mos ia ketë idenë (për shembull, UneJamPr0grammer14fte). Siç mund ta shihni në faqen FAQ(maildrop.cc), nuk është asnjëra nga këto që u përmendën.
Kjo mund të tingëllojë si gjë e tmerrshme, por sërish, për disa gjëra të thjeshta si regjistrime apo e-maile konfirmues, ku ju thjesht keni nevojë të merrni porosinë dhe më nuk ju duhet, një shërbim si ky mund të jetë vërtet i dobishëm. Është falas dhe nuk mund të jetë më thjesht se kaq. Nuk ka nevojë për ndonjë regjistrim apo fjalëkalim për të mbajtur në mend.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment