Ishulli i bukur skocez i Jurës, është zhytur pa gjurmë në Oqeanin Atlantik. Kjo, të paktën nëse bazohemi në të dhënat e Google.
Gjiganti i madh i kërkimit në internet - kompania Google ka kërkuar falje publike pasi që ishulli skocez ështe zhdukur nga harta më e madhe online, shërbimi i saj i famshëm Google Maps.
Përdoruesit e internetit kanë vënë re të martën se ishulli skocez i cili gjendet në brigjet perëndimore të Gadishullit Kintyre ishte i dukshëm në pamje satelitore, por nuk ishte prezent në hartat elektronike të Google Maps.
Një zëdhënëse e Google ka thënë: “Neve me të vërtet na vjen keq për atë se çka ka ndodhur.
Tani, ne jemi në dijeni të problemit dhe inxhinierët tanë janë shumë afër për ta rregulluar atë”. Google shpreson që ta ketë hartën e Juras sa më shpejtë, ndërkohe disa burime zyrtare tregojnë se ishulli i bukur qëndron shumë mire në vendin që ka qenë më parë.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment