Projekti Serval, softueri i hapur i të cilit u mundëson telefonave të mençur të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë SMS pa përdorur ndonjë rrjet mobil, shihet si shumë tërheqës për zhvillimin e një pajisje e cila do t’i ngjante një ruteri, e cila do ta bënte qasjen e re të komunikimit edhe më praktike.
Përmes një fushate me të cilën synohet mbledhja e 300 mijë dollarëve për zhvillimin e Mesh Extender, që mundëson krijimin e rrjeteve lokale ad-hoc, të cilat krijohen nga Serval për tu zgjeruar në distanca më të largëta.
Pajisja gjithashtu e bën të mundur për telefonat që të bashkohen në rrjetet e përbashkëta pa u modifikuar nga kufizimet e mbetura për lidhje në Wi-Fi, në sistemin operativ mobil të Google.
Aplikacioni mobil i Serval për platformën Android mund të shkarkohet falas. Ndërsa funksionimi i aplikacionit është zhvilluar në atë mënyrë që telefonat lidhen me njëri tjetrin duke përdorur rrjetin WiFi, duke krijuar një rrjet “mesh” në të cilin secila pajisje mobile mund të jetë një pikë e cila e ndihmon tjetrën për transferimin e të dhënave mes vete.
Burimi: Portalb
No comments :
Post a Comment