facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 July 2013

Sërbia, për 10 vjet 50,000 banorë më pak

Lajmi i publikuar nga Enti Statistikor i Serbisë, se numri i banorëve të Serbisë vetëm për një vit është zvogëluar për 56,676 banorë – që i bije sa numri i banorëve të një qytetit mesatar - ka shkaktuar shok.
Sipas agjencisë Anatolya, në Serbi, në vitin 2012, jetonin 7,199,077 banorë.
Informacionete fundit të Entit kanë rikthyer në opinion vlerësimet e mëhershme të ekspertëve se, nëse vazhdohet me këtë trend, pas 500 viteve serbët do të zhduken plotësisht, ose, siç pat vlerësuar më parë demografja, Biljana Spasic – autore e librit “Përse po zhduken serbët” – ata do të mbesin pakicë në shtetin e tyre. 

Sipas informacioneve të Entit,shkalla e natalitetit në Serbi është 9.3 përqind, ajo e mortalitetit 14.2 përqind, ndërsa shkalla e rritjes natyrore 4.9 përqind.
Sipas po të njëjtit burim, në vitin 2011, rritja natyrore e popullsisë në Serbi ishte -37,337 banorë, ndërkohë që në vitin 2012, -35,143. 

Komunat në të cilat shkalla e mortalitetit është më e ulët janë: Bujanoci (10,0‰), Presheva (9,5‰), Sjenica (8,8‰), Novi Pazari (8,1‰) dhe Tutini (7,2‰). Në këto komuna kryesisht jetojnë shqiptarët dhe boshnjakët. 

Shkalla e rritjes natyrore në vitin 2012 ishte pozitive vetëm në tetë komuna, në Beograd - Grocka, Zvezdara, Surcin; në Novi Sad, në Sjenicë, në Novi Pazar, në Tutin dhe në Preshevë.

Burimi: Almakos

No comments :

Post a Comment