I dashuri i Rita Orës raportohet se planifikon ti propozojë asaj martesë.
Këngëtarja e lindur në Kosovë ka filluar të takohet me DJ Calvin Harris për disa muaj dhe megjithëse marrëdhënia e tyre është relativisht e re, Harris me afrimin e datëlindjes së tij në fillim të vitit të ardhshëm thuhet se po planifikon një festim unik.
“Kur janë së bashku ata ndihen si në parajsë, ata thjeshtë e adhurojnë njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për revistën britanike “Look”.
“Ata kanë filluar të takohen qe pak muaj por martesa është diçka për të cilën ata kanë menduar dhe kanë biseduar. Calvin mbush 30 vjet në muajin janar dhe nuk është befasi nëse ai i propozon asaj martesë”, ka vazhduar burimi.
Këngëtarja britanike Ellie Goulding është shoqe e mirë e të dy muzikantëve dhe thotë se ata janë shumë të lumtur së bashku.
“Unë dhe Calvin jemi miq të mirë dhe mendoj se ai dhe Rita vërtetë janë mirë së bashku. Më pëlqen karakteri i Ritës, ajo është një nga shoqet e mija më të mira në botë dhe fakti se ata po takohen së bashku është i përkryer”, ka thënë ajo.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment