facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

Çanta që mbyllet, kur gratë duan të bëjnë blerje!

Kompania australiane e Creditcardfinder ka shpikur çantën e mençur, e cila mbyllet vetë posa të shfaqet lakmia për blerje.

Çanta “iBag” është e pajisur me dioda të ndërlidhura me GPS, të cilat fillojnë të dridhen posa pronarja të “rrëshqet” në “zonën e rrezikut”, në të cilën shitoret tërheqin konsumatorët.
Nëse alarmi me drita injorohet, çanta i dërgon automatikisht porosi SMS personit të besueshëm me vërejtjen se po bëhet gati “dëmi i pakontrolluar”.

Çanta mbyllet vetë në “momentet e ndjeshme” – gjatë pushimit për drekë ose largimit nga puna, kurse çipi i Arduin regjistron sa herë që pronarja merr portofolin në dorë.

iBag , që ende është në fazën e prototipit u dedikohet në radhë të parë grave, meqë ato, siç thekson shpikësi i saj duke u mbështetur në hulumtime, janë shumë më të prira për shpenzime sesa meshkujt.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment