facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 February 2014

Hillary Clinton e quan komike Monika Levinskin

Hillary Clinton, në një bisedë me miken e saj Diana Blair e ka përshkruar Monika Levinskin si figurë narcisoide e komike dhe ka sqaruar pse bashkëshorti të vet Bill Clinton, kur ai ishte kryetar i SHBA, ia ka falur aferën jashtëmartesore me këtë vajzë e cila ishte në praktikë në Shtëpinë e Bardhë. 

Rrëfimin se si Hillary Clinton e ka komentuar aferën e paharrueshme e ka botuar sajti "Washington Free Beacon", e sot CNN ka konfirmuar se dokumenti është autentik.  

Zëdhënësi i Hillary Clintonit nuk është përgjigjur në ftesën e rrjetit televiziv amerikan për të komentuar këto pohime.

"Ky ka qenë gabim, por ajo (Hillari) në favor të Billit ka theksuar se është përpjekur që ta heqë qafet, të tërhiqet, të kontrollojë dikë që është e qartë se ishte figurë narcisoide e komike, porse çështja i doli nga kontrolli”, ka shkruar Diana Blair rreth bisedës që kishte pasur me Hillary Clinton më 9 shtator 1998, në kohën kur skandali presidencial ishte në kulm dhe i cili më vonë shkaktoi  votëbesimin e kryetarit të SHBA të cilin Bill Clinton arriti ta “mbijetojë”.

CNN ka vërejtur se shkrimet e mikes së Hillary Clinton -it dolën në opinion në kohën kur në SHBA spekulohet se Hillary po mendon që të rikandidojë për kryetare të SHBA. 

Republikanët mezi e pritën këtë rrëfim në opinion, e demokratët po thonë se në dokumente nuk ka asnjë gjë të re nga ato që Hillary Clinton ka publikuar në  memoaret "Living History".

Clinton në librin e vet kishte  shkruar se ka qenë “e tmerruar, zemër thyer dhe e tërbuar” kur burri ia tregoi lidhjen me me Monica Levinskin: ”Duke marrë mezi frymë fillova të qaj e t’i bërtas – ‘si po mendon, për çfarë po flet, pse më ke gënjyer '..."

Shënime e Diana Blair-it tregojnë edhe se Hillary Clinton ishte përpjekur të zvogëlonte rëndësinë e aferës  duke vlerësuar se ”marrëdhënia e  burrit të saj me Monican në të vërtet nuk qenë asgjë".

Diana  Blair e ka njohur Hillary Clintonin në vitin 1992,kur ajo iu bashkua fushatës presidenciale, e në fushatën për rizgjedhje të Bill Clintonit në vitin 1996ishte këshilltare politike. Në ndërkohë u bë mike e afërt e çifti Clinton, sidomos e Zonjës së Parë.

Dina Blair vdiq në vitin  2000,në moshën 61 vjeçare e atëbotë Hillary Clinton për "New York Times" ka thënë se se Blairi ka qenë “personi më i mirë dhe mikja që do ta dëshironte çdokush”. 

No comments :

Post a Comment