Bebet tani kanë një tjetër metodë për t`i lajmëruar prindërit se është koha e ndërrimit të pelenave. Quhet qarje.
Por hulumtuesit në Japoni mendojnë se ata kanë gjetur një tjetër metodë: Një senzor të lirë, që përmes wifi-së jep sinjal kur pelena është lagur.
“Nëse rregullohet edhe me elektronik, ju mund ta dini se ai ka bërë nevojat fizike pa pasur nevojë t`i afroheni atij apo asaj”, ka thënë hulumtuesit prapa teknologjisë së re, profesori Takao Someya, transmeton Koha.net.
Alarmi mund të vijë në formë të tingullit në telefonat e mençur, ka thënë ai. Ndërsa pelenat me wireless janë vetëm një aplikacion i prototipit teknologjik.
Shpikja e re teknologjike pritet të prezantohet sonte në konferencën për elektronikë që do të mbahet në San Francisco.
No comments :
Post a Comment