facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 February 2014

Kush nuk duhet të pij çaj të gjelbër?

Çaji i gjelbër mund të ndikojë në efektin e beta-bllokuesve, barnave që merren për kontrollimin e shtypjes së gjakut te personat me tension të lartë.
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se çaji i gjelbër bllokon veprimin e qelizave të cilat në kushte normale ndihmojnë gjatë absorbimit të këtyre barnave.

Studimet e mëparshme kanë treguar se edhe konsumimi i grejpfrutëve mund të ndikojë në efektet e barnave, mes tyre edhe të beta-bllokuesve.
Sipas ekspertëve, vetëm disa filxhanë me çaj të gjelbër mund të dobësojnë dukshëm veprimin e beta-bllokuesve.
Prandaj, personave me tension të lartë të gjakut, të cilët i përdorin këto barna, u rekomandohet që të mos pinë çaj të gjelbër së paku katër orë para marrjes së tabletave.

No comments :

Post a Comment