facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 February 2014

“Pauza” e ngrohjes globale , e përkohshme

Studimet e fundit pohojnë se “pauza” e ngrohjes globale ishte e shkaktuar nga erërat në Paqësor dhe ato me kohë do të humbin intensitetin, për pasojë sërish do të “aktivizohet” ngrohja globale.  
Sipas studimit, erërat e mëdha në Paqësor shtyjnë nxehtësinë sipërfaqësore nën sipërfaqen e ujit dhe në këtë mënyrë ulin sasinë e nxehtësisë që lirohet në atmosferë.  

Kjo është arsyeja e uljes globale të temperaturave, të cilën e kanë përmendur skeptikët gjatë viteve të fundit.

Shkencëtarët amerikanë e australianë pohojnë se erërat e mëdha mund të vazhdojnë të ekzistojnë gjatë gjithë kësaj dekade, por me kohë do të qetësohen. 

“Madje edhe nëse erërat rrisin shpejtësinë, herëdokurdo ndikimi i gazrave qëp shkaktojnë efektet e serave të qelqta do të mbisundojnë. Dhe kur të qetësohen erërat, nxehtësia shumë shpejtë do të manifestohet”, citojnë mediet udhëheqësin e studimit, Metju Ingland.  

No comments :

Post a Comment