facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 February 2014

Shikojeni Galaxy S5 të parët

Samsung ka nxitur interesimin e njerëzve duke hedhur dritë mbi disa prej opsioneve të reja që mund të jenë prezentë në smartfonin e ri. “Galaxy S5” pritet të debutojë më 24 shkurt në eventin e quajtur “Unpacked”.
Një prej imazheve më të fundit të përgatitura për lajmërimin e këtij eventi paraqet disa ikona të kategorive të ndryshme, ku përfshihen Speed, Outdoor, Curiosity, Fun, Social, Style, Privacy, Fitness dhe Life. Këto konsiderohet se mund tw jenw kategori qw do t’i përkasin aplikacioneve të reja ose mund të jenë indikatore të fushave ku do të përqendrohet Samsung si për shembull, privatësia dhe aktiviteti fizik. 

Nga imazhi mund të kuptojmë gjithashtu se bëhet fjalë edhe për përmirësimin e dizajnit. Ikonat kanë një paraqitje më të qartë dhe më të sheshtë dhe ka shumë mundësi që ndërfaqja TouchWiz e Galaxy S5 të ketë një dizajn të ngjashëm, transmeton Pcw.

Në raportimet e mëparshme është thënë se ndërfaqja e smartfonit lider të kompanisë do të jetë ndryshe dhe mesa duket, pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe dizajni më i qartë. Eventi Unpacked i Samsung-ut do të organizohet në Barcelonë, Spanjë.

No comments :

Post a Comment