facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 February 2014

Si ndikon Coca-Cola në organizmin tonë?

Nuk është dicka e re të thuash se Coca Cola është një pije që duhet të konsuohet sa më pak, por sot do t’ju përgjigjemi në pyetjen se cfarë saktësisht pirja e Coca Cola-s i bën organizmit tonë.

Coca Cola e ka marrë emrin në vitin 1885 sipas dy përbërësve kryesorë që atëbotë janë gjendur në këtë pije, edhe atë ekstraktit të gjethes së arrave koke dhe Cola. Nuk mund të konstatojmë lehtësisht se sa ka qenë sasia e përmbajtjes së Kokainës në atë kohë në këtë pije, por një gjë është e sigurt, prania e saj në këtë pije.

Debatet e para publike lidhur me këtë pije të popullarizuar janë drejtuar kah aspektet negative të Kokainës, ndërsa prodhuesit me mish e me shpirt janë mbrojtur nga akuzat se prodhimi i tyre mund të krijojë varshmëri nga ky narkotik i rëndë.

Disa vite pas daljes së Coca Cola-s në treg dhe paraqitjes së përbërësve të saj, u pa që Kokaina nuk bën pjesë gjatë prodhimit, ndërsa shpikësit e saj, Candleri dhe Robinsoni, me padurim prisnin momentin që të fillojnë me promocionin për gjethen e kokes, por megjithatë sasia e ekstraktit në këtë pije është rëzuar në minimum, duke qenë e pranishme vetëm në formë gjurme.

Se sa ka qenë Kokaina në këtë pije askush nuk mund ta thotë me siguri, por besohet se në viitin 1902 në një gotë Coca Colë ka pasur 1/400 pjesë të kokrrës së Kokainës.

Coca Cola ka përmbajtur gjurmë të Kokainës deri më vitin 1929, derisa është hequr plotësisht nga përdorimi.

Sot, ekspertët të cilët vazhdimisht e kanë mbikëqyrur dëmin e kësaj pijeje thonë se Coca Cola tanimë nuk përmban Kokainë, por të gjithë përbërësit e tjerë të saj janë po aq të dëmshëm. Në faqen DailiHealthPost është publikur se cfarë saktësisht i bën organizmit Coca Cola në periudha të caktuara.

Në 10 minutat e para, 10 lugët me sheqer që jenden në dozën e rekomanduar ditore të kësaj pijeje, e atakojnë organizmin tuaj.

Pas 20 minutash ndodh eksplodimi i insulinës, ndërsa mëlqia përgjigjet duke shndërruar sa më shumë sheqerna në yndyrna.

Pas 40 minutash organizmi plotësisht e ka absorbuar kofeinën, është rritur tensioni i gjakut, derisa mëlcia e hesh sheqerin e tepruar në gjak.

Pas 45 minutash trupi e rrit prodhimin e dopaminës, stimulon qendrën për kënaqësi në trurin tuaj. Po në këtë mënyrë ndikon edhe heroina, por shumë më intensivisht.

Pas një ore acidi sulfurik e lidh kalciumin dhe magnezin në pjesën e poshtme të zorrës, duke e nxitur metabolizmin. Krejt kjo ndodh për shkak të sasisë së madhe të sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë, të cilët stimulojnë sekrecion kalciumi në kanalet urinore.

Burimi: Femina

No comments :

Post a Comment