facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 February 2014

[VIDEO] Renault Kwid vjen me një mini-aeroplan

Koncepti i ri i makinës së Renault, Kwid, vjen me përplot ide futuristike, ku përfshihet edhe një aeroplan telekomandues i cili do të niset për fluturim nga tavani i makinës.
“Shoqëruesi fluturues”, siç po e quan Renault mjetin e ri, mund të kontrollohet manualisht (përmes tabletit apo ekranit të makinës) apo të fluturojë në mënyrë autonome në mënyrë që ta paralajmërojë ngasësin për bllokada në trafik apo probleme tjera që mund të shfaqen në rrugën para. Kjo pajisje mund të ju sjell edhe video-pamje direkte në makinë, transmeton Koha.net.

Kwid, i cili për herë të parë u paraqit në ekspozitën e makinave “New Dehli Auto Expo” 2014, është një SUV i vogël me dizajn tejet modern, për të cilin Renault mendon se do të përshtatet shumë mirë në rrugët e Indisë.

Por, shoqëruesi fluturues nuk është i vetmi atraksion i Kwid. Enterieri i makinës është jashtëzakonisht modern, me timon të pozicionuar në qendër si dhe një tablet në pjesën e majtë. Renault parasheh që kjo makinë të ketë tërheqje me rrotat e para përmes turbo-motorit 1.2-litërsh, por aktualisht nuk ka informata se kur mund të del kjo makinë atraktive në treg.

Shikoni Videon 1 këtu:



Shikoni Videon 2 këtu:


No comments :

Post a Comment