facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 February 2014

Zbulohen të rejat e ‘Big Brother 7′

Një nga programet më të ndjekura televizive në Shqipëri, rikthehet në datën 21 shkurt. Pas dy javësh do të transmetohet në ekranin e Top Channel, nata e parë e reality show-t “Big Brother”. Ndryshe nga vitet e kaluara kur spektakli bëhej të shtunën, ky edicion i 7-të do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje. Ne jemi përpjekur të zbulojmë detaje dhe “të fshehta” rreth asaj çka stafi i këtij produksioni po përgatit.
Priten ndryshime të mëdha në fakt, pasi sivjet ky produksion i rëndësishëm televiziv do të drejtohet nga Zefina Hasani, e cila mban rolin e autores.

Megjithatë, struktura bazë e show-it mbetet e njëjtë. Arbana Osmani do të jetë edhe sivjet moderatorja e spektaklit. Sa u takon banorëve, kemi mësuar se ende nuk është bërë një përzgjedhje përfundimtare dhe audicionet vazhdojnë. Do të ketë jo më pak se 15-të, por as më shumë se 25 banorë, që do të bëhen pjesë të shtëpisë së famshme. Secili prej tyre do të konkurrojë me historinë e jetës së tij dhe me sekretet që mbart. Por sivjet, të fshehtat e tyre do të trajtohen ndryshe, në rrjedhën e ditëve.

Burime brenda stafit bëjnë me dije se në audicione ka pasur dhe vazhdon të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe në këtë edicion të “Big Brother” do të ketë shumë histori të parrëfyera e të padëgjuara më parë. Konkurrentët do të jenë të moshave të ndryshme, ndërsa banori më i ri do të jetë 19 vjeç.

Ndërkohë, shtëpia e “Big Brother” do të jetë më e madhja që ka qenë ndonjëherë, me ambiente të reja shtesë dhe kënde të veçanta. Po ashtu kemi mësuar se në kriteret e përzgjedhjes, në audicione janë pranuar ata që kanë një jetë interesante e që dinë ta rrëfejnë bukur, që kanë batutë e humor, dhe janë të bukur nga pamja e jashtme. Edhe çmimi i madh, do të jetë më i lartë se vitet e mëparshme, por konkurrentët do ta mësojnë vetëm pasi të kenë hyrë në shtëpinë e “Big Brother”,transmeton albeu.

Burimi: fishmedia

No comments :

Post a Comment