Më poshtë ju kemi listuar 11 ushqime që me konsumimin e tyre dhëmbët tuaj mund të bëhen më të pastër.
Selinoja
Selino mbron dhëmbët tuaj në dy mënyra, thotë Lana Rozenberg, një dentiste. Përtypja e saj prodhon shumë pështymë, i cili neutralizon bakteret të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbëve. Provoni këtë: konsumoni një selino ose karrotë çdo ditë.
Luleshtrydhe
Antarë të familjes me kokrra të kuqe, dredhëzat përmbajnë një enzimë që në fakt i zbardhon dhëmbët tuaj.Gjeje një kokërr më të madhe të dredhëzës dhe pastaj fshini dhëmbët tuaj me të për rreth një minutë.Ndërkohë hajeni dhe pastaj pastroni farat nga dhëmbët tuaj.
Farat e susamit
Sipas fosileve, paraardhësit tanë Paleolitik kishin dhëmbë të mëdhaj. Atropologët sugjerojnë se kjo është pjesërisht për shkak të veprimit të spastrimit të ushqimeve primitive si farat, të cilat ndihmojnë që të ndërtoni një smalt më të fort të dhëmbit.Farat e susamit, për shembull, janë gjithashtu të pajisura me kalcium, i cili ndihmon në ruajtjen e kockave rreth dhëmbëve dhe mishrat.Provoni këtë: Hedh një lugë gjelle fara të susamit në sallatat dhe perimet tua disa herë në javë për të pasur dhëmbë më të mirë.
Djathi
Studimet tregojnë se djathi, me karbohidratet e tij të ulëta dhe me përmbajtje të lartë të kalciumit dhe të fosfatit, ofron përfitime për dhëmbët tuaj. Djathi ndihmon për të balancuar pH-në e gojës suaj (pH është acid i cili inkurajon prishjen e dhëmbëve).Djathi gjithashtu ruan dhe rindërton smaltin e dhëmbit tuaj dhe sëmundjeve të ndryshme të mishrave.Provojeni këtë: konsumoni ½ djathë pas darke në vend të një ëmbëlsire.
Çaji i gjelbërt
Çaji i gjelbërt përmbanë substanca të quajtura katetine që i vrasin bakteriet në gojën tuaj, të cilat e kthejnë sheqerin në pllakë.Katetinet largojnë bakteriet dhe erën e keqe të gojës. Provoni këtë:Pini dy deri në pesë gota çaj të gjelbërt në ditë.
Kivi
Për madhësinë e tyre, kivit janë një paketë e mbushur me vitamina C, më shumë se çdo frut tjetër. Në fkt, një konsumim i madh i kivit përmbanë më shumë se 100 për qind të shumës së tuaj ditore të rekomanduar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë C, studimi tregon se rrjeti i kolagjenit në mishërat e dhëmbëve tuaj mund të prishen, duke bërë mishrat më të ndjeshëm ndaj bakterieve që shkaktojnë sëmundje.
Qepët
Qepa përmbanë komponime të fuqishme të squfurit antibakterial.Në një studim të 1997 njerëzve, qepa ka treguar se ka vrarë shumë bakterie të ndryshme.Studimet tregojnë se ato janë më të fuqishme kur janë të përpunuara. Sigurisht që qepa mund të ndikojnë në frymëmarrjen tuaj, kështu që përdorni edhe majdanoz pas tyre për të ju larguar era.
Majdanozi
Përtypni majdanoz ose nenexhik pas një ushqimi, dhe do të ju ndihmojë që të mbani një erë të mirë të gojës.Këto barëra përmbajnë monotrepene, substanca të paqëndrueshme që udhëtojnë shpejt nga gjaku në mushkëritë tuaja.
Këpurdhat
Një studim i Caries Research tregoi se lentonani, një sheqer i gjetur në këpurdha, pengon bakteriet në gojë nga krijimi i pllakave. Provoni këtë: Një apo më shumë herë në javë, shtoni 4-5 copë të këpurdhave në supat tuaja apo gjellërat. Blej këpurdha të freskëta apo ato të thata.
Wasabi
I njohur si ushqim japonez, ky ushqim mbron dhëmbët tuaj. Një studim në Biofactors, zbuloi se substancat që e bëjnë këtë ushqim me shije të nxehtë, të quajtura isothiokanate, gjithashtu pengojnë në rritjen e zgavrave – që shkaktojnë bakteriet. Provoni këtë: Bëni ushqimin Wasabi disa herë në javë dhe do të ju ndihmojë nga dëmtimi i dhëmbëve.
Uji
Pirja e ujit mban mishërat e dhëmbëve të hidratuar dhe është mënyra më e mirë për të stimuluar pështymën – gjëja më e mirë e trupit tuaj për mbrojtje kundër bakterieve që shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve. Shpërlaje gojën me ujë gjithashtu, sepse ndihmon që grimcat e ushqimit të largohen nga dhëmbët – të cilat shkaktojnë erë të keqe.Provoni këtë: Pini gjashtë deri në 8 gota ujë në ditë, për të mbajtur mishërat e dhëmbëve tuaj të hidratuar dhe për të stimuluar pështymën.
Burimi: AlbNews
No comments :
Post a Comment