facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 March 2014

24 gabime që përdoruesit duhet ti shmangin në teknologji

Të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë me teknologjinë, sado pak, i kanë bërë disa gabime për të cilat janë penduar. Pavarësisht sa të rënda mund të kenë qenë gabimet, e rëndësishme është që ato të mos përsëriten. Më e mira për këtë është eksperienca, qoftë vetjake, qoftë nga përdorues të tjerë.
E për këtë, ju vijnë në ndihmë 24 gabime që bëjnë përdoruesit më shpesh në teknologji, të listuara më poshtë.

1. Planifikimi i një loje të shkurtër në një konsol lojërash të vjetër mund të jetë e bezdisshme. Pajisje të vjetra nuk kanë më suport nga kompania prodhuese e kjo do t'ju detyronte të instalonit me dhjetëra përditësime të vjetra dhe pjesë sistemi për ta filluar lojën.

2. Printimi wireless, sado interesant duket, është gjithmonë i ngatërruar. Problemet me ruterin e me bojën janë gjithmonë të pranishme në të tillë printera.

3. Blerja e një sistemi Windows të gabuar. Kjo i referohet më shumë modelit që ka ndjekur Microsoft me Windows XP të mirë, Windows Vista me probleme, Windows 7 mirë, Windows 8 me probleme. Duhet ndjekur ritmi.

4. Mbushja e memories është gjithmonë problem. Duhet të keni kujdes se çfarë mbani në arkivën e hard diskut. Vetë sistemi i operimit merr disa gigabyte që në instalim dhe pjesa e mbetur mbushet ngadalë e sa më shumë mbushet, aq më shumë është e predispozuar për probleme.

5. Të gjithë preferojnë të shohin diçka online pasi ka kaluar koha e disqeve. Kjo mund të jetë edhe problem pasi jo gjithmonë ruhen gjërat online dhe nuk është ide e keqe sikur filmat e preferuar t'i mbani nëpër DVD në vend që të mbështeteni gjithmonë në shërbime online.

6. Kalimi në cloud storage është diçka që po përhapet gjerësisht, por duhet diçka esenciale: lidhja me internetin. Mund të jetë një problem i madh nëse keni internet të ngadaltë dhe jeni mbështetur plotësisht në cloud.

7. Backupi nuk është shpikur pa arsye, por pikërisht për të ruajtur të dhënat për çdo rast të mundshëm problemesh e difektesh, harduer e softuer. Mbajtja e një orari periodik për backup është një mundësi e mirë që ju të mos i humbisni kurrë materialet tuaja.

8. Zgjedhja e një e-maili për të qeshur mund t'ju japë disa momente gazmore në rrethin tuaj shoqëror, por mos harroni që një adresë e-maili do t'ju duhet edhe kur të bëni një aplikim për punë, e nuk do të ishte ide e keqe sikur të ishte pak serioze.

9. Nëse dëshironi të keni foto të bukura e thuajse profesionale nga një event apo shfaqje ku merrni pjesë, duhet ta dini që fotot nga një smartfon apo një iPad nuk janë gjithmonë të një cilësie të mirë në raste të tilla.

10. Bateria në ditët e sotme është një ndër gjërat më esenciale në teknologji. Nëse para se të dilni nga shtëpia keni 60% bateri, MOS DILNI! Me shumë mundësi nuk do të mjaftojë.

11. Aplikacionet e Apple janë gjithmonë të dobishme për përdoruesit, por përditësimet jo gjithmonë ruajnë të njëjtën linjë pune. Aq më tepër në pajisje të ndryshme. Pavarësisht që një iPhone dhe një iPad

punojnë të dy me iOS, kjo nuk do të thotë që i njëjti aplikacion i përditësuar do të ketë të njëjtin funksion tek të dy platformat.

12. Blerja e një konsole Wii deri para disa vitesh ishte diçka fantastike dhe jo e zakontë. Kjo e bënte të veçantë, por sot Wii po bëhet gjithnjë e më pak popullore, duke filluar që nga mungesa e mbështetjes nga zhvilluesit e deri te shitjet në treg.

13. Meqë jemi tek blerjet, edhe blerja e një televizori 3D nuk është gjëja më e mirë që mund të blejnë paratë. CES 2014 ishte i mbushur plot me televizorë, por të harkuar. Gjithsesi, këtu kanë të bëjnë më shumë preferencat e përdoruesit, dhe financat e tij.

14. Shkarkimi i aplikacioneve falas për smartfonë është gjithmonë diçka tunduese. Në komunitetet teknologjike, fjala "falas" më shumë po merr kuptimin "plot me viruse" ose "plot me reklama". Jo të gjitha aplikacionet janë të tilla, por pjesa më e madhe e Google Play dihet se si është.

15. Pranimi i kërkesës për miqësi në rrjetet sociale nga miq të vjetër është diçka e mirë, por mund t'ju prishet dita kur të zbuloni ndryshimin shokues që ata kanë kaluar.

16. Blerja e një printeri të lirë është ide e mirë. Por duhet të merren parasysh edhe elementët e tjerë. Zakonisht, printerat e lirë e harxhojnë bojën si ujë, kanë rezervuar të vogël boje, janë të zhurmshëm e gjithashtu boja e tyre është në listë si ndër më të shtrenjtat.

17. Të gjithëve u pëlqen të blejnë online, tashmë është bërë edhe e lehtë. Por kujdes, faqet e internetit përdorin cookies dhe ato objekte që ju kërkoni në internet u shkojnë faqeve të shitjeve si preferencë e juaja. Nëse shihni sot për një kasë telefoni, me shumë mundësi në zonën e reklamave në një sërë faqesh interneti do të shihni reklama për kasa telefoni për disa muaj rresht, ne mos vite.

18. BlackBerry e ka arritur e kaluar kulmin dhe kohën e lavdisë. Ajo që i ka mbetur kësaj kompanie është të shohë mbylljen, me aq sa tregojnë dhe shitjet gjithnjë e në rënie të kompanisë.

19. Android është sistemi më i përdor momentalisht në smartfonë por kujdes; ka një numër kompanish që shesin telefonë me sistem Android, por me një version të vjetër. Ky fakt mund t'ju hapë probleme në një të ardhme, edhe pse fillimisht do të ishit të entuziasmuar nga telefoni i ri.

20. Blerja e pajisjeve teknologjike për makinën tuaj ju ndihmon në ecje apo argëtim në makinë, por kleçka këtu është që këto pajisje ekstra që ofron vetë kompania e makinës nuk janë të një cilësi të kënaqshme. Mbase Tim Cook i erdhi në majë të hundës me pajisje të tilla me probleme e prandaj Apple tashmë mbështet sistemet e asistentit dixhital në makina.

21. Ruajtja e materialeve në formatin e gabuar është një ndër gabimet më të zakonshme. Nëse ruani një dokument, video, foto apo tjetër lloj materiali, kujdesuni që të jetë një format që mendoni se do të përdoret edhe pas disa vitesh, e që do të jetë i disponueshëm në disa platforma. Mund të jetë pak e bezdisshme konvertimi i një materiali në një kohë kur ai format as nuk përdoret më.

22. Nëse nuk ndiheni mirë nga alkooli, nuk është e këshillueshme të hapni një rrjet social për të postuar ndonjë gjë. Dehja mund t'ju sjellë ndonjë shprehje të çuditshme për ta postuar, që mbase edhe mund t'ju hapë probleme.

23. Fëmijët e vegjël kanë qejf të luajnë me pajisje teknologjike, duke filluar me disqet. Aq më tepër disqet e lojërave. Gërvishtjet mund të sjellin dëme të parikuperueshme në ato që ka disku brenda.

24. Blerja që në fillim kur lançohet një produkt mund të duket pak si shpenzim, por është shpenzim që ia vlen. Aq më tepër për produkte që kanë një perspektivë për përdorim të gjerë. Në këtë mënyrë nuk humbni rastin e të qenit ndër blerësit e parë apo të mbeteni pa atë produkt duke u detyruar të shkoni për një produkt të një cilësie më të ulët. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment