facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 March 2014

5 gjëra që duhet të dini mbi rrjetin 5G

Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës po punon fort për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për rrjetin 4G, ose gjeneratën e katërt të rrjetit mobile, Huawei në Kinë po investon fuqimisht – 600 milionë $ deri në vitin 2018 – për gjeneratën e pestë, 5G-në.
Huawei është ofruesi i dytë më i madh i telekomunikacionit në botë, pas Ericsson-it, si dhe një prej furnizuesve më të mëdhenj evropianë. Për shembull, në fillim të këtij muaji, kompania lidhi një kontratë me Vodafone PLC për t’i ndihmuar britanikët të përditësojnë sistemet e tyre evropiane.

Dr. Wen Tong, drejtuesi i sektorit të kërkimeve wireless si dhe laboratorëve të Huawei-t, u takua në Londër me një grup reporterësh për të folur mbi 5G-në. Ja pesë prej pikave kryesore:

A jemi ende në fazën e implementimit të kësaj teknologjie?

Për momentin, 5G-ja është më tepër në fazën e eksperimentimit sesa të vënies në zbatim. Vitin e ardhshëm, World Radio Communications Conference, që zhvillon takime njëherë në katër vjet, do të fillojë negociatat mbi standardizimin e specifikimeve teknike. Nëse dhe kur të ndodhë kjo, mund të presim adoptimin gradual nga kompanitë ekzistuese në gjithë botën. Rrjedhimisht, do të presim të shohim edhe pajisje që e suportojnë këtë rrjet.

Çfarë ka të veçantë 5G-ja?

Sigurisht që më e rëndësishmja është shpejtësia e transmetimit të të dhënave. Ajo është mijëra herë më e lartë se 3G apo 4G. Me 5G-në nuk do të ndihet aspak pritja kur të aksesohet interneti për biseda apo aplikacione. Gjithçka do të ndodhë sa hap e mbyll sytë.

Si funksionon?

5G-ja lidhet më tepër me rritjen e efiçencës së sinjalit radio përmes avancimeve në transmetim dhe marrje, sesa me përfshirjen e sa më shumë bandwidth-i (brezi i gjerë i transmetimit). Një protokoll i ri aksesi radio, u shpreh Tong.

Kush do të paguajë për të?

Të parët që do të duhet të investojnë fuqimisht në të do të jenë operatorët mobile. Atyre do t’iu duhet të bëjnë përditësime në kullat e transmetimit si dhe do t’u duhet të shtrijnë më tepër kabllo me fibër optik. Të gjitha këto janë kosto, kështu që kompanive do t’iu duhet të gjejnë mënyra apo shërbime të reja për t’i mbuluar ato. Mundësitë janë të pafundme, duke filluar nga shërbimet e përkujdesjes shëndetësore e deri tek pajisjet “që vishen” apo departamentet e logjistikës.

Cila është sfida më e madhe për 5G-në?

E para është, si në shumë raste të tjera, jetëgjatësia e baterisë. Me shpejtësi kaq të larta dhe kapacitete të mëdha transmetimi të dhënash, përdorimi i energjisë do të rritet eksponecialisht. Kërkimet në fushën e gjysëmpërçuesve dhe materialeve të tjera do të jenë ato që do të përbëjnë fokusin kryesor të prodhuesve të pajisjeve në momentin që 5G-ja do të zyrtarizohet. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment