facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 March 2014

Angelina Jolie në panik

Aktorja e njohur Angelina Jolie tash e sa kohë po mundohet të marrë imazhin e një femre humanitare. E me këtë ajo po mundohet që ta bëjë publikun të harrojë se ajo ‘ka prishur’ një martesë. Por, e vërteta rreth jetës së aktores do të dalë në publik bashkë me librin autobiografik të aktores Jennifer Aniston, dikur bashkëshorte e Bred Pitt.

Angelina Jolie e cila është në lidhje dashurie me Bred Pitt që nga viti 2005, si duket është shokuar kur ka marrë vesh që ‘armikja’ e saj më e madhe, ish bashkëshortja e Bred Pitt, Jennifer Aniston, është duke shkruar libër për jetën e saj. Aniston, me imtësi do të shpjegojë çdo gjë që ka ndodhur në ndarjen e çiftin Aniston-Pitt pas dhjetë vjet lidhjeje.

Jolie romancën e saj me aktorin Pitt e ka filluar në xhirimet e filmit ‘Mrs and Ms Smith’, derisa sa Bred ishte ende i martuar me Jenniferin. E siç duket, kjo e paraqet panikun më të madh të aktores Jolie, pasi që aty do të dalë në tërësi fytyra e vërtetë e saj.

“Angelina tash e sa kohë është duke u munduar të fitojë imazhin e një femre humane, duke u munduar kështu ta bëjë publikun të harrojë se ajo ka prishur një martesë. E tamam kur ajo ka menduar se publiku e ka harruar këtë, dhe ajo tashmë gëzon imazh të mirë, po del libri ku do të tregojë çdo imtësi për ndarjen e çiftit Pitt- Aniston”, ka treguar një burim për magazinën ‘Now’.
Ndryshe bëhet e ditur se aktorja Aniston do të paraqesë çdo gjë gjatë asaj kohe, pasi që dëshiron që masa të dijë secilën imtësi që ka ndodhur gjatë kohës që ajo ka qenë e martuar.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment