facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 March 2014

Përditësimet e Skype për Android premtojnë të mos e harxhojnë sa më parë baterinë

Gjatë ditës së mërkurë, Skype lançoi përditësimet e fundit për Android. Fokusi kryesor i tyre ishte prekja sa më pak e baterisë, jetëgjatësia e së cilës kishte shfaqur probleme në versionin paraardhës të aplikacionit. Versionin e ri mund ta instaloni ose ta përditësoni nga Google Play.
Kompania, e cila zotërohet nga Microsoft-i, shprehet se përdoruesit mund ta mbajnë gjithë ditën hapur Skype-in pa u shqetësuar se do t’iu harxhojë baterinë.

Versioni Skype 4.7 përmban edhe disa përditësime dhe rregullime të tjera:

Rregullim për një gabim që pati me versionin në KitKat, i cili shkaktonte një problem në momentin që kamera sinkronizohej në sfond.

Rregullim për pjesën e audios dhe të videos gjatë telefonave në tabletët që nuk kanë Bluetooth.

Tashmë listohen në Skype edhe kontaktet e Windows Live Messenger.

Ndryshimet e dukshme të baterisë mund të jenë mundësuar edhe nga fakti që Skype ka çaktivizuar njoftimet e menjëhershme të mesazheve që vijnë nga bisedat në grup. Kompania shprehet se do ta shtojë sërish në të ardhmen këtë veçori, sapo ta zhvillojnë në mënyrë të tillë që të mos dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse nuk mund të prisni deri atëherë apo është një veçori që e përdorni shpesh, shkoni tek Settings, më pas tek Notifications, dhe zgjidhni opsionin e ri “Sync group messages in the background”. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment