facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 March 2014

Aplikacioni që ju ndihmon të shmangni persona të caktuar

Përderisa aplikacionet tjera sociale janë bërë për ti lidhur njerëzit mes vete, me shokë apo familjarë, Brian Moore filloi të mendojë për një vegël celulari që do të mund të përdorej për të lokalizuar persona të caktuar që mund të jenë afër, dhe për ti shmangur ata.

Kjo është ajo që ai dhe Chris Baker ishin të inspiruar për të krijuar aplikacionin e quajtur Cloak, një aplikacion pa para për iPhone që detekton persona të caktuar nga kontaktet e juaja, nëse ata kanë bërë check-in në ndonjë vend afër teje dhe ju lajmëron që ata mund të jenë aty.

E tëra çfarë duhet të bëni është të klikoni në hartën e aplikacionit ku do që dëshironi, dhe pastaj do të ju shfaqen emra nga kontakte tuaja nëse ata ndodhen aty. Ky aplikacion punon tani vetëm me Instagram dhe Foursquare, por së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për Facebook.
Ky aplikacion ju ndihmon të shmangni shumë persona të padëshiruar, që nuk dëshironi ti shihni, si për shembull ish të dashurin/en, shefin e punës apo thjeshtë ndonjë njeri të bezdisshëm.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment