facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 March 2014

Çifti, në dasmë me autobus (Foto)

Duke dashur që të tërhiqnin vëmendjen për shfrytëzimin e transportit publik, një nuse dhe një dhëndër nga Alanya në Turqi, kanë shkuar në dasmën e tyre me autobus.

Nursen Ayvaci i dhe Fatih Ilyasoglu nuk kanë pranuar që të shkojnë në dasmë me veturë, por e kanë pritur autobusin.

Ata kanë tërhequr vëmendje të madhe duke qëndruar në stacion. Pasi kanë pritur një kohë, ka ardhur autobusi dhe kanë hipur në të.


Në bashkëbisedime me udhëtarët tjerë në autobus, çifti ka thënë se këtë e bënin që të tërhiqnin vëmendje për mosndotjen e ajrit nga përdorimi i tepruar i automjeteve.


Burimi: Telegrafi



No comments :

Post a Comment