Këngëtarja kolumbiane e cila ka një djalë 1 vjeç me emrin Milan, falë lidhjes me të dashurin e saj Gerard Pique, futbollist i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle është krenare për partnerin e saj.
“Asnjëherë nuk do e kisha imagjinuar se një ditë do të pranoja me krenari se jam partnerja e një futbollisti. Por jam tejet krenare për këtë fakt”, deklaroi këngëtarja Shakira gjatë një interviste për gazetën angleze “The Sun”.
Më tej ajo shton se mundohet që ta ndjekë në shumicën e ndeshjeve të tij. Kujtojmë këtu se ajo dhe Pique u njohën gjatë videos së këngës “Waka Waka”, gjatë kampionatit botëror 2010.
Këngëtarja është një fanse e madhe e sportit dhe pretendon se është pikërisht ky pasioni që e përforcon lidhjen e tyre.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment