facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 March 2014

Gjobitet 1,000 sterlina se hodhi cigaren nga makina

Një shofere e cila hodhi bishtin e cigares nga makina e saj është detyruar të paguajë mbi 1,000 mijë sterlina pasi kishte refuzuar të paguante dënimin fillestar prej 75 sterlinash.

Alexandra O’Shea, 20-vjeçe, është parë nga policia teksa e kishte hapur dritaren dhe e kishte hedhur jashtë mbetjen e cigares në rrugët e Bristolit.

Ata e ndalën atë dhe ia shqiptuan gjobën të cilën ajo refuzoi ta paguante dhe pastaj Këshilli i Qytetit të Bristolit e dërgoi atë në gjykatë.
O’Shea u detyrua të paguajë një gjobë prej 600 sterlinash, kostot prej 361.08 sterlinash dhe mbishpenzimet prej 60 sterlinash.

Jonquil Maudlin, menaxhere e këshillit të lagjes, thotë se njerëzit duhen vetëdijesuar se mbetjet e cigareve janë mbeturina të cilat marrin shumë kohë për t’u biodegraduar meqenëse nuk janë të prodhuara nga letra, por nga një material i plastikës.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment