facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 March 2014

Ja ku përfundon makina kur ecni me shpejtësi

Një makinë luksoze u rrëzua në një kanal të ngushtë mes hapësirës së pallatit dhe trotuarit në rrugën Oxford në Londër. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, pasi makina humbi kontrollin dhe përfundoi në ngushticën nën nivelin e rrugës.
Makina luksoze ‘Range Rover’ me vlerë rreth 90 mijë Euro po ecte me shpejtësi të lartë dhe nuk është shumë e qartë se si përfundoi në atë pozicion që edhe për njeriun është e vështirë të futet. 


Megjithatë, sipas autoriteteve, mendohet se makina “fluturoi” rreth 4 metra dhe pastaj përfundoi në atë pozicion ku dhe u gjet. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin në makinën mundën të dilnin. Makina, e cila kishte pësuar dëmtime të mëdha, u nxorr prej andej me vinç. 

Burimi: FishMedia

No comments :

Post a Comment