facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 March 2014

Phone do të shfrytëzojë me “mençuri” energjinë e baterisë

Apple është në kërkim të metodave kreative për maksimizimin e autonomisë së pajisjeve të veta.

Njëra prej patentave që ka rrjedh së fundi, e që titullohet “Parashikimi i qëllimit të përdoruesit bazuar në përdorimin e baterisë dhe trendeve të karikimit” e përshkruan një metodë për optimizimin e konsumimit të energjisë së pajisjes tuaj mobile duke përdorur të dhëna kontekstuale si për shembull, sa shpesh e përdorni smartfonin, sa shpesh e karikoni, e të tjerë.

Nëpërmjet këtyre informacioneve softueri i smartfonit mund të ndryshojë parametra të caktuar si ndriçimi i ekranit, shpejtësia e procesorit, aktivizimi i Wi-Fi. Për shembull, në qoftë se ju e karikoni telefonin tuaj gjatë natës dhe filloni ta përdorni atë në të njëjtën orë në mëngjes, sistemi do të mësojë kohëzgjatjen e orëve të punës ose kohën kur ju e përdorni më shpesh smartfonin, transmeton pcw.

Patenta tjetër e titulluar “Parashikimi i ndërveprimeve të ardhshme dhe qëllimit të përdoruesit nëpërmjet aktivitetit të aplikacioneve”, përshkruan një metodë për përshtatjen e konsumimit të energjisë duke monitoruar aplikacionet dhe detyrat. Smartfoni juaj mund të shfrytëzojë të dhënat e vendndodhjes dhe aktivitetin e aplikacioneve për të mësuar se si ju e përdorni pajisjen tuaj.

Nuk dihet ende nëse Apple do të krijojë një teknologji të tillë në të ardhmen, por është e qartë se kompania po eksploron metoda për të kushtëzuar shfrytëzimin e baterisë. Më parë është raportuar gjithashtu se Apple është në kërkim të metodave të reja të karikimit, përfshirë këtu induksionin magnetik, energjinë diellore apo karikimin nëpërmjet lëvizjes. Me shumë mundësi kompania po i teston këto teknologji për orën e mençur iWatch.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment