facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

04 March 2014

Platformat e mesazheve Tango dhe Telegram kanë hyrë në botën e Blackberry-t

Tashmë jeni informuar kur WhatsApp pati probleme me serverin para disa ditësh. Gjatë kësaj kohe, aplikacionet të tilla si Telegram postonin në Twitter se ato po merrni më shumë se 100 regjistrime llogarish të reja në sekondë.

Tani, Telgram i bashkohet Tango-s si dy platformat më të reja të shkëmbimit të mesazheve që janë të disponueshme në pajisjet Blackberry 10, në botën e pajisjeve Blackberry .
Tango ka më shumë se 160 milionë anëtarë dhe ju lejon të dërgoni mesazhe me muzike duke përdorur Spotify. Ju mund të dërgoni mesazhe individëve, ose edhe mund të përdorni “chatet” në grup deri në 50 njerëz njëkohësisht.

Telegram ju lejon të “chatoni” me 200 njerëz në të njëjtën kohë. Me një fokusim të fuqishëm në siguri, Telegram ofron bashkëbisedime “sekrete”, që kanë një enkriptim tek të dy përdoruesit duke u siguruar se mesazhet do të iu shkojnë vetëm këtyre dy individëve.

Sigurisht që të dyja këto platforma janë kundërshtare të aplikacionit të mesazheve të Blackberry-t, Blackberry Messenger. Por nëse doni të shikoni nëse ja vlejnë për ju mund ti shkarkoni falas në pajisjen tuaj Blackberry. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment