facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 March 2014

Facebook do ofroj internet përmes aeroplanit

Një raport i ri i publikuar nga TechCrunch thotë se Facebook po e shqyrton blerjen e kompanisë Titan Aerospace, prodhuesin e aeroplanëve të mbështetur në energji diellore, të cilën bëjnë fluturime pranë-orbitale dhe drejtohen vetë, pa pilot.

Gjiganti i rrjeteve sociale do të përdor aeroplanët vetë-fluturues mbase për të ofruar internet në ato pjesë të botës që aktualisht nuk ka qasje në shërbimin e internetit, thuhet sipas raportit, i cili e potencon se kostoja e blerjes së kompanisë nga ana e Facebook do të jetë e përafërt me 60 milionë dollarë.

Qëllimi i blerjes së Titan Aerospace është në përputhje me qëllimin e iniciativës së njohur Internet.org, me të cilën synohet që të ofrohet qasja në Internet për dy të tretat e botës që tani janë pa të.

Raporti pretendon se Facebook është "në bisedime" me Titan. Nëse marrëveshja arrihet, Titan do të fillojë ndërtimin e 11.000 fluturakeve pa pilot, për të ofruar internet në Afrikë, fillimisht.

Aeroplanët e Titan mbushen nga një pako e baterive të cilat e bëjnë tërheqjen e energjisë nga dielli.

No comments :

Post a Comment