facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 March 2014

Si të merrni një vendim të rëndësishëm

Është e rëndësishme të jemi të sinqertë me vetën tonë, jetën tonë familjare, të punës, jetën me miqtë tanë… sepse kur ne jemi të sinqertë me veten tonë dhe e nderojmë dhe e respektojmë veten tonë, kjo na udhëzon në qëllimin tonë.

Kur ne e nderojmë veten tonë, ka më pak rezistencë në jetë, jeta rrjedhë më me lehtësi… ne lehtë i gjejmë këto hapsira të parkimit, dritat janë të gjelbërta më shpesh, ne arrijmë qëllimet tona me lehtësi, ne shpenzojmë kohë duke u argëtuar me familjen dhe shokët, ne marrim punën që duam…

Nëse do të dëshironit që jeta juaj të rrjedhë me lehtësi më shpesh, atëherë përdorni këtë teknikë të thjeshtë për të ju ndihmuar juve. Kjo mund të përdoret për të na ndihmuar të vendosim se ku do të shkojmë për pushime, çfarë të bëjmë nesër apo sot, çfarë të bëjmë për darkë etj. Ju nuk keni nevojë për hollësi se si gjërat do të ndodhin, ju vetëm duhet ti bëni këto në vijim:
Thuaj për shembull, ne sjemi të sigurt se çfarë do të bëjmë për pushimin tonë këtë vit.
Opsionet mund të jenë që pushimet ti kaloni në Kosovë ose jashtë saj.
Kaloni disa sekonda apo më shumë duke menduar për çdo opsion. Imagjinoni se po e projektoni veten në të ardhmen dhe sikur je në çdo skenar të saj…

Si ju duket çdo opsion, a e ndjeni? Cila alternativë është më e mirë për ju kur mendoni për të? Ku në trupin tuaj e ndjeni nëse diçka është e drejtë apo jo?
Cilin opsion ta ndjeni se është më i miri, duhet ta merrni. Përdori ndjenjat e mira.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment