facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 March 2014

Syzet ‘Galaxy Glass’ do të kthejnë duart në tastierë

Samsung duket se po punon për krijimin e një tastiere të vërtetë, e cila projekton virtualisht shkronjat në gishtat e përdoruesve. Kjo nuk është thjesht një metodë për futjen e informacioneve, por u shton edhe më shumë peshë thashethemeve që Sammy po punon për krijimin e një seti syzesh inteligjente “Galaxy Glass”.

Samsung e kishte paraqitur aplikimin për patentim të tastierës së vërtetë të gishtërinjve tek Organizata Botërore e Mjeteve Inteligjente gushtin e kaluar. Tani sapo është bërë publike lajmi.
Samsung kishte thënë në aplikim që kontrollet nëpërmjet zërit janë të kufizuara për syzet inteligjente. Në situatat ku ka shumë zhurmë mund të jenë të pasakta dhe në situata më të qeta nuk janë mjaftueshëm personale.

Siç tregohet edhe në fotografi, shkronjat do të projektohen në gishtërinjtë e dorës, dhe do të shihen vetëm nga përdoruesit që kanë syze inteligjente.
Duke përdorur gishtin e madh do te keni mundësi te shtypni shkronjat që njihen nga syzet. Megjithatë, edhe pse duket si ide e mirë, në fillim përdoruesit do të hasin pak probleme deri sa të mësohen.
Ne shpresojmë që Samsung të zbulojë syzet inteligjente “Galaxy Glass” këtë vit.

No comments :

Post a Comment