facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 March 2014

Të palumtur në punë

Stresi, ankthi dhe shqetësimi në gjumë mund të jenë simptomat e qarta të pakënaqësisë në vendin e punës.
Kur arrijmë në konkluzionin se motivi i mungesës së lumturisë është puna, sepse nuk marrim kënaqësi prej saj, nuk shkojmë mirë me shefin, sepse nuk kemi të ardhura të mira mund të gjenden edhe zgjidhje.

Këshillat vijnë prej ekspertëve të Business School në Harvard. Fillimisht duhet kuptuar mirë situata e krijuar në punë, më pas duhet të ndryshohet sjellja jonë duke u përpjekur të kalojmë limitet dhe të kërkojmë të marrim kënaqësi duke i bërë gjerat me profesionalizëm.

Hapi i radhës është përqendrimi në aspektet pozitive të punës. Nuk duhet në asnjë mënyrë që t’i vlerësojmë gjëra negative ato që nuk mund të ndryshohen.

Ekspertët thonë se nuk duhet të kushtëzohemi nga mendimet negative dhe nuk duhet të bëjmë çdo gjë vetë. Më e rëndësishmja mbetet besimi në vetvete dhe përpjekja për të arritur më të mirën.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment