facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 March 2014

Truri e njeh një gënjeshtar në më pak se 1 sekondë

Duhet më pak se një sekondë për të identifikuar një gënjeshtar. Trurit tonë, në fakt, i duhen ekzaktësisht 300 milisekonda për të kuptuar nëse gjestet apo sjellja e një personi janë në koherencë me gjendjen shpirtërore që ai duhet të shprehë: makina jonë  e të vërtetës qëndron në lobin frontal dhe jep gjykimin e vet pas ndjesive që përjetojmë.
Këto janë rezultate e një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Plos One’ të zhvilluar nga universiteti i Milano-Bicocca në bashkëpunim me ‘Cnr’, universitetin e Parmës dhe të Kalifornisë në San Diego.

Rajoni i trurit ku ndodh edhe procesi rinjohjes së një të vërtete nga një e gënjeshtër është korja orbito-fronale. Këtu bëhet krahasimi i të dhënat në lidhje me shprehjet e fytyrës së personit që qëndron para nesh dhe ndjenjave të brendshme që lidhen me kujtimet tona dhe memorien më të thellë emocionale. Nga ripunimi i këtij informacioni rrjedhin vendimet tona, të tilla si ta stigmatizojmë palën tjetër si një gënjeshtar. Dhe në qoftë se ripërpunimi nuk është i saktë, mund të ndodhë që gënjeshtar t’ia hedhë pa u lagur.

Burimi: gazeta-Shqip.com

No comments :

Post a Comment