Proteinat shtazore kanë përfunduar nën akuzë, së paku nga një studim amerikan ku janë përfshirë 6381 persona mbi 50 vjeç.
Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i botuar në revistën shkencore “National Health and Nutrition Examination Survey”, tregon se niveli i lartë i proteinave të kafshëve te njerëzit mbi 60 vjeç katërfishojnë rrezikun e vdekjes prej kancerit dhe diabetit, ndërsa rreziku i vdekshmërisë nga komplikimi i sëmundjeve të tjera dyfishohet.
Ndër ushqimet kryesore që janë cilësuar tejet të dëmshme, renditen tre; mishi, veza dhe djathi.
Ndaj studiuesit këshillojnë që këto proteina të hahen në mënyrë sa më të moderuar, pasi në të kundërt rreziku i vdekjes së parakohshme bëhet tejet serioz.
Burimi: BotaSot





No comments :
Post a Comment