13 April 2014

Aplikacioni Puzzle Alarm Clock ju zgjon nga gjumi me enigma dhe drita

Android: Disa nga ne kemi nevojë që të na thërrasin shumë herë përpara se të ngrihemi nga shtrati. Nëse jeni duke u munduar që të zgjoheni me diçka të këndshme, atëherë Puzzle Alarm Clock nuk është i duhuri për ju.
Nëse do të doni të zgjoheni me enigma, matematikë, drita dhe të gjobiteni me 1 dollar çdo herë që shtypni snooze, atëherë jeni në vendin e duhur.

Aplikacioni është i paketuar me disa veçori të fuqishme për të ju ndihmuar që të ngriheni nga shtrati. Keni një përzgjedhje prej katër enigmave të ndryshme që duhet t’i plotësoni për ta ndalur alarmin. Në pjesën e sipërme të tij, keni alarmin që dërgon një njoftim duke ju pyetur a jeni zgjuar vërtet (dhe nëse nuk e dini përgjigjen, atëherë do të fillojë një alarm tjetër). Dhe, nëse do të doni që edhe të gjobiteni nëse nuk ngriheni, atëherë mund ta mundësoni opsionin që ju gjobit me nga 1 dollar sa herë që e shtypni butonin snooze.

Aplikacioni është pa pagesë dhe ka shumë veçori të tjera që mund të hulumtohen, duke përfshirë dritat LED teksa alarmi ndalet dhe një opsion për t’i dërguar porosi dikujt në listën tuaj të kontakteve nëse nuk arrini të zgjoheni në kohën e duhur. (PCWorldAlbanian)

No comments :

Post a Comment