facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 April 2014

Këpucët e zgjuara që ju tregojnë rrugën për në shtëpi

Jo më harta për ata që humbin rrugën, së shpejti këpucët do t`ju tregojnë se cilën kthesë të merrni. Këpucët e veçanta do të përdorin lidhje Bluetooth-i për të komunikuar me hartat e celularit tuaj.
Ky i fundit do të regjistrojë rutinën e rrugës suaj, ndërsa këpucët do t`ju transmetojnë sinjale vibruese në njërën prej këmbëve për t`ju treguar kur dhe ku duhet të ndryshoni drejtim. 

Gjithashtu këpucët do të numërojnë hapat që hidhni dhe kaloritë që keni djegur. Do t`ju shërbejnë gjithashtu për t`ju sinjalizuar kur keni harruar celularin ndokund apo për t`ju njoftuar për ndonjë vend me rëndësi turistike. Teknologjia e quajtur Lechal, do të dalë në treg me koston prej vetëm 100 dollarë.(gazeta-Shqip.com)


No comments :

Post a Comment