23 April 2014

Indi, ankohej për dhimbje barku, i nxirret një pasuri e tërë

Kur ekipi i kirurgëve indianë nisën të hapnin stomakun e një pacienti, i cili ankohej për dhimbje të forta barku, ata nuk mund ta çonin kurrsesi në mendje se do të mund të zbulonin një pasuri të tërë. 

Pacienti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte fshehur 12 shufra ari në barkun e tij. Me sa duket, ai i ka kontrabanduar ato për në Indi, në mënyrë që të shmangte detyrimet fiskale të importit, thanë policia dhe mjekët gjatë së martës.

Secila prej shufrave peshonte 33 gram, tha Ramachandran, shefi i kirurgëve që kryen operacionin në spitalin e New Delhi-t, më 9 Prill.

Pacienti 63-vjeçar, një qytetar indian, vizitoi spitalin një ditë më parë pas dhimbjeve të rënda të stomakut dhe të përzierave.

"Ai na tha se kishte gëlltitur aksidentalisht tapën e një shisheje plastike", tha Ramachandran. Hetuesit nuk mundën të verifikonin pretendimin e tij.

"Por ne, as që nuk mund ta çonim në mendje se ato mund të ishin shufra ari", tha doktori. "Edhe pse rrezet X treguan se kishte bllokim të zorrëve, gjë që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale".

Ditën e operacionit, doktorët e shtangur nxorrën materialet e verdha nga stomaku i tij. "Ishte e papritur", tha Ramachandran. "Spitali ia dorëzoi materialet e çmueshme policisë lokale".

Policia tashmë po kryen hetimet, por ende nuk kanë zbuluar as emrin e pacientit dhe as vendin se nga mund të jenë marrë këto shufra ari. Pacienti është rikuperuar nga operacioni dhe duket në gjendje të mirë.

India përbën tregun e dytë më të madh të arit në botë, pas Kinës, sipas Këshillit Botëror të Arit. Investimet e indianëve në shufra ari kanë pësuar një rritje prej 16% në 2013-n. Një taksë prej 10% mbahet për importin e arit në Indi. 
Burimi: Top Channel

No comments :

Post a Comment