facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 April 2014

Janë ushqimet pa sheqer vërtet pa sheqer?

Sheqeri (sheqeri i tavolinës ose sakaroza) dikur nuk përfshihej në dietat diabetike, por kërkimet kanë treguar se ai mik e ngre nivelin e glukozës në gjak më shumë se karbohidratet e tjera.
Megjithatë është mirë që përdorimi i tij të jetë i kufizuar, sepse ushqimet e pasura me sheqer shpesh janë të pasura me yndyra dhe përmbajnë kalori boshe (pa lëndë ushqyese të rëndësishme).
Gjatë gatimit, veçanërisht tek ushqimet e pjekura, sheqeri shton shumë më tepër sesa ëmbëlsia. Ai rrit shijen, ndihmon pjekjen, dhe i jep strukturë ushqimit. Shpesh sasia e sheqerit mund të reduktohet me rreth një të tretën pa ndikuar në shijen e produktit të pjekur.

Fruktoza është rreth një të tretën më e ëmbël se sakaroza dhe mund të përdoret në gatim. Përdorni një të tretën më pak se sheqeri i zakonshëm në receta. Fruktoza nuk e rrit nivelin e glukozës aq shumë sa sakaroza, por sasitë e mëdha mund të rrisin nivelin e kolesterolit LDL ( të keq).

Ëmbëltuesit e lëngshëm -  mjalti, shurupi i misrit, shurupi i panjës, dhe lëngjet e frutave, të gjitha përmbajnë sheqerna të cilat në dietë konsiderohen si karbohidrate.

Alkoolet me sheqer (poliol) - manitoli, sorbitoli, ksilitoli, laktitoli, izomalti, maltitoli, dhe amidoni i hidrogjenuar, përmbajnë gjysmën deri në një të tretën më pa kalori se sheqeri. Ato përdoren shpesh në ëmbëlsirat me sheqer dhe në produkte të tjera. Shumë çamçakëzë pa sheqer ëmbëlsohen me alkoole me sheqer sepse ato nuk shkaktojnë karies. Meqenëse këto sheqerna janë më pak të ëmbla sesa sakaroza, duhet të përdoren më shumë për të arritur ëmbëlsinë e sheqerit; kjo do të thotë se një produkt mund të përmbajë alkool të mjaftueshëm me sheqer për të siguruar një sasi të madhe karbohidratesh dhe mund të ketë efekt në nivelin e glukozës në gjak. Nëse konsumohen në sasi të mëdha, disa prej tyre mund të kenë efekt laksativ dhe mund të shkaktojnë ngërçe.

Në përgjithësi, është mirë të mos supozoni se thjesht meqë një produkt ka etiketën pa sheqer ose është krijuar për personat me diabet, ai mund të konsumohet lirisht.

Burimi: 24Ore

No comments :

Post a Comment