facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 April 2014

Intervistë me ‘Arifhikmetin’, aktorin që pushtoi zemrat e gjithë shqiptarëve

Ai ka bërë bujë të madhe në skenën e aktrimit. Xhevdet Jashari, djali nga Maqedonia, i njohur ndryshe për rolin e tij ‘Arifhikmeti’ në serialin ‘O sa mirë’, një aktor shumë i suksesshëm, ka treguar për Kosovapress se çka do të thotë të jesh aktor. Si është të bashkëpunosh me aktor nga treva të ndryshme e mbi të gjitha çfarë rëndësie ka roli ‘Arifhikmeti’ për të.

Jeni jashtëzakonisht i popullarizuar me rolin e Arifhikmetit në serialin "O sa mirë”, çfarë domethënie ka ky rol për ju?

Xhevdet Jashari: Kur punon një kohë të gjatë dhe mundohesh profesionalisht të jesh sa më i mirë dhe më korrekt, dhe i jepesh artit me gjithë shpirt, në vendin tone ku jetojmë të lind një lloj zhgënjimi, një ndjenjë që askush nuk ta vlerëson mundin dhe veprat. Më ftoi miku im Ard Islami për këtë rol e pranova pa u menduar sepse Ardit i besoj, tani jam shumë i lumtur sepse mendoj se e kam mbushur pak atë boshllëk për të cilin u fola pak më parë.

Një serial që bashkon të gjithë aktorët shqiptarë. Cili është mendimi juaj për këtë?

Xhevdet Jashari: Çfarë mendimi mund të ketë një shqiptarë për këtë përveç se të shpresojë të ëndërroje që kjo të realizohet në çdo aspekt, në çdo sferë sa me shpejtë.

Aktor lind apo bëhesh?

Xhevdet Jashari: Bëhesh, lind me talent por aktor bëhesh me punë...aktrimi është zanat dhe zanati piqet vetëm me punë dhe përvojë.

Në cilin rol jeni ndjerë më mirë në ndonjërin nga filmat që keni qenë pjesë?

Xhevdet Jashari: Çdo rol ka vend të veçantë sepse çdo roli i jam përkushtuar me veçanti. por Arifhikmeti ka bërë jehonë të madhe dhe kjo më gëzon shumë.

A jetohet nga aktrimi?

Xhevdet Jashari: Jetohet në rast se punon...varet nga puna e suksesi pastaj nga cilësia e jetës...por ende nuk kam dëgjuar që një aktor të vdes nga uria për ushqim.

Çka e bën një aktor të suksesshëm?

Xhevdet Jashari: Vetëm puna e madhe edhe devotshmëria në punë, dashuria ndaj profesionit, edhe pak fat, një përzierje e këtyre qe ju thash.

Si është të bashkëpunosh me aktor nga treva të ndryshme, siç është bashkëpunimi në serialin ‘O sa mirë’?

Xhevdet Jashari: Është njësoj si të bashkëpunosh me cilin do aktor/aktore nga ku do qoftë, kemi raporte profesionale edhe shoqërore, por të njohësh me shume koleg nga e gjithë andej në botë është benifit në vete.

Mendoni që roli juaj në serialin ‘O sa mirë’ ka bërë që ju të jeni si më i favorizuari në atë serial, nga shikuesit?

Xhevdet Jashari: Nuk e mendoj një gjë të tillë. Unë punoj me shumë dashuri dhe shpresoj se kam kontribuar në suksesin e serialit. Unë do vazhdoj të punoj me po aq dashuri dhe devotshmëri duke shpresuar se seriali do të pëlqehet edhe më shumë, njëkohësisht duke shpresuar q ë roli të cilin e luaj unë do të vazhdoj të pëlqehet.

Në rrugë, ju thërrasin në emrin tuaj apo Arifikmet, në bazë të serialit?

Xhevdet Jashari: Shpesh më thërrasin në emër të karakterit, kjo më tregon se sa shume ndiqet seriali, por natyrisht qe takoj edhe njerëz që e kanë përcjellë punën time edhe më parë dhe ata me drejtohen me emrin tim.

Synimi juaj në të ardhmen?

Xhevdet Jashari: Do të jem aktor gjithë jetën, ky eshte synimi im, shpresoj te jem i suksesshëm gjithmonë.

Mesazhi juaj për ata që zgjedhin të bëhen aktor?

Xhevdet Jashari: Në rast se doni të bëheni aktor për të krijuar famë mos u bëni fare, por në rast se e doni këtë profesion me gjithë zemër ju priftë e mbara.  /Kosovapress/

No comments :

Post a Comment