facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 April 2014

Me App Config mund të konfiguroni funksionalitetet e aplikacioneve individuale Android

Në rast se ju ndodh shpesh të ndryshoni konfigurimin e funksionaliteteve të pajisjes tuaj për t’i përshtatur ato me aplikacionet specifike, atëherë me siguri do t’a adhuroni aplikaccionin AppConfig  për Android.

Për shembull, mund të ndodhë që ju të dëshironi të shihni një film në ndriçim të plotë në qoftë se keni akses të plotë ndaj Wi-Fi, por njëkohësisht mund të doni të lexoni lajmet në dritë të dobët duke përdorur të dhënat mobile. Për aplikimin e njëkohshëm të këtyre konfigurimeve iu vjen në ndihmë aplikacioni në fjalë.

Mënyra e funksionimit të tij është tepër e thjeshtë. Mjafton të klikoni aplikacionin që dëshironi të konfiguroni dhe menjëherë mund të përcaktoni orientimin dhe ndriçimin e ekranit, volumin, si dhe mund të konfirmoni aktivizimin e Bluetooth, Wi-Fi ose lidhjen nëpërmjet të dhënave mobile.

Versioni pa pagesë mund të plotësojë më së miri nevojat tuaja, por në qoftë se dëshironi të përfitoni nga disa opsione shtesë, përfshirë këtu lançimin e App Config gjatë ndezjes së pajisjes, është e mundur që të përzgjidhni versionin me pagesë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment