facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 April 2014

Risi, veshja hi- tech do të kontrollojë shëndetin e të sapolindurve

Parametrat jetësorë të fëmijës tashmë mund të mbahen nën kontroll, falë një veshje të pajisur me sensorë. E pajisur me material të posaçëm dhe elementë teknologjikë, këto trupore hi- tech, e mbajnë fëmijën nën kontroll, ndërsa gjatë gjithë kohës gjendja e tij shëndetësore është nën monitorim. Ky sistem u instalua në spitalin e Manzoni në Lecco të Italisë.

Projekti i quajtur “Newborn Monitoring”, do të zhvillohet mbi 30 të sapolindur gjatë orëve të para të jetës dhe do të zgjasë nëntë muaj. Kështu fëmija nuk do të vendoset nën krahët e nënës apo në kontroll mjekësor, pasi do të jetë kjo veshje ajo që do e bëjë diçka të tillë. Drejtues të spitalit thonë se, “Monitorimi klinik i të sapolindurit është tejet i rëndësishëm për shëndetin e tij.

Pavarësisht se janë parashikuar procedura klinike, këto “body” (trupore) do e bëjnë më së miri, pasi janë të lidhura me Bluetooth dhe wi-fi. Objektivi final është realizimi i një platforme monitorimi për të sapolindurot nëpërmjet sistemeve biomjekësore të veshura”.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment