Gurëzat në dhëmbë janë një shqetësim i vërtetë, pasi gjatë larjes së dhëmbëve ndodh që shpesh ata të përgjaken.
Në këtë drejtim një këshillë që nuk duhet harruar është që dhëmbët të pastrohen me furçë në drejtimin e kundërt të mishit të dhëmbëve, duke larë me kujdes çdo dhëmbë dhe dhëmballë.
Po ashtu nuk duhet harruar që të bëhet një pastrim i mirë i gjuhës herë pas here, pasi pikërisht ajo është një prej zonave që mban shumë mikrobe, ndërsa më tej këshillohet përdorimi i fijes dentare rregullisht, së paku një herë në ditë.
Gjithashtu një tjetër element që kontribuon në zhdukjen e gurëzave është edhe konsumimi i një kokrre molle pas çdo vakti, ndërsa me lëkurën e portokallit fërkoni dhëmbët para se të flini dhe mos i shpëlani më tej.
Luleshtrydhet dhe domatet në sajë të vitaminës C ndihmojnë shumë në pastrimin dhe fortësinë e dhëmbëve, ndaj bëni masazh rregullisht me to.
Ndër të tjera edhe ushqimet pikante janë tejet të mira, pasi nëpërmjet ushqimeve të tilla goja prodhon më shumë pështymë dhe ndihmon në pastrimin më të mirë të dhëmbëve dhe nuk lejon krijimin e gurëzave.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment